zoom

Lajme

Reagon Tom Doshi: Nuk jam arratisur, jam në mes të Tiranës duke pirë kafe

Reagon Tom Doshi: Nuk jam arratisur, jam në mes të Tiranës duke pirë kafe

Tom Doshi ka reaguar pas një postimi të kryetarit të PD, Sali Berisha, se ai ishte arratisur si pasojë e hetimeve të SPAK.

Doshi, kryetar i PSD-së deklaroi në rrjetet sociale se ai ndodhet në qendër të Tiranës “duke pirë kafe mes miqsh” dhe se nuk i frikësohet askujt pasi nuk ka vjedhur popullin.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”- shkruan Doshi.

Thuajse njëkohësisht me këtë postim Berisha deklaroi në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD se lajmi i rremë kishte dalë nga vetë SPAK, pasi Doshi nuk ishte arratisur, dhe e fshiu postimin e tij. /Zoom.al

Postime të lidhura