zoom

Lajme

Reagimi befasues i Meritonit, i kërkon falje ish-partneres: S’kam qenë më i miri, por djali…

Moderatori Mertion Mjekiqi i ka kërkuar falje publike ish-partneres së tij, Egesta, me të cilin ka edhe djalin, Loarin.

Teksa fliste me banorët e BBV, Meriton Mjekiqi u shpreh se “ndoshta nuk ka qenë më i miri”, duke e falenderuar që kujdeset për djalin e tyre.

Moderatori u shpreh se nuk kanë komunikim të mirë së bashku, por raportin e kanë mbajtur për shkak të Loarit.

“Nuk i kam kërkuar as falje dhe dua të falenderoj Egestën, nënën e djalit tim, edhe dua t’i them më fal që ndoshta nuk kam qenë më i miri. Dua ta falenderoj për Loar, faleminderit që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë s’kam kontakt me ty të mirë, djali është gjithmonë që na ka mbajtur në raportin tonë”, u shpreh Meriton Mjekiqi.

Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e Big Brother Vip ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishme për të. Madje ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Por ish-partnerja e tij në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Meritoni nuk ekziston në jetën e të birit. Ajo ka deklaruar se kujdestaria e Loarit i takon vetëm asaj, duke hedhur poshtë pretendimet e moderatorit.

“Për të gjitha portalet, gazetat, dhe tv shoës, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë! Dje pashë prapë një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua me përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin.

Fytyra duhet të fshihet/censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore! Është diçka për t’u marrë parasysh. se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese.

Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikueshme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe është absurde me perdor per show!!!!!!!!……..”, shkroi Egesta.

Pak ditë më parëm, moderatori Meriton Mjekiqi foli për marrëdhënien me djalin e tij me ish-partneren, Egesta, teksa u shpreh se e ka marrë malli për të birin.

Gjatë një bisede me gazetaren Ledjona Xheladinaj në BBV, ai u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Mertion Mjekiqi tha se nëse do të bënte një tatuazh, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

Meritoni nuk ka kaluar aspak javë të mira në BBV, teksa shpesh është përfshirë në debate, teksa qëndron i lidhur në çift me Ilnisën. Gjithashtu ka pasur edhe deklarata nga një grimier kosovar se i ka kërkuar dikur raport seksual tresh në hotel. /ZOOM.AL/