zoom

Lajme

Pas rrëfimit të Meritonit, shoku i tij tregon “të vërtetat”: E kam takuar djalin e tij

Shoku i ngushtë i Meritonit, gazetari Arbër Zeka, reagoi pasi banori i Big Brother VIP rrëfeu historinë e djalit të tij.

Arbër Zeka tregoi se edhe ai vetë e ka marrë vesh që djali i Meritonit vuan nga autizmi vitin e shkuar.

Ai shtoi se e ka takuar djalin e Meritonit, ndërsa shpjegoi se marrëdhënia mes tij dhe ish-bashkëshortes nuk ka qenë e shëndetshme dhe për këtë arsye janë ndarë.

Arbër Zeka përcolli edhe një mesazh për ish-bashkëshorten e Meritonit, duke deklaruar se hakmarrja nuk është veprim i mirë në një situatë të tillë.

“Unë e kam pasur rastin ta takoj djalin e Meritonit. Nuk dua të futem në raportin mes çiftit, por Meritoni ka pasur vështirësi gjatë gjithë kohës. E ka pasur të pamundur me qenë pranë fëmijës.

Mua ma ka thënë vonë, gjatë udhëtimit në Amerikë në muajin maj vitin e shkuar. Në avion ma ka thënë këtë, ofertat me u fut në Big Brother i ka pasur që te Big i parë dhe e ka pasur në plan këtë kauzë. Nëse më lejohet shkurt dhe qartë. Lidhja nuk ka qenë e shëndoshë, nuk do shumë koment. Duhet me pas maturinë, lidhja nuk ka qenë e shëndoshë se të ishte ndryshe…

Hakmarrja nuk është gjëja më e mirë në këtë pikë”, tha miku i Meritonit në “Shqipëria Live”.