zoom

Lajme

Gazetari zbardh bisedat me ish-bashkëshorten e Meritonit: Nuk ka dashur që…

Gazetari Gerald Qerimi tregoi se në ditët e fundit ka biseduar me ish-bashkëshorten e Meritonit, duke zbuluar edhe disa të vërteta për deklaratat e saj.

Gazetari i “Shqipëria Live” tha se arsyeja pse ka komunikuar me të ishte për ta ftuar në emision, por ajo ka refuzuar sepse nuk dëshiron të komentojë çështje për të cilat është edhe djali në mes.

Sipas Gerald Qerimit, e vetmja deklaratë e vërtetë e saj është që “E vërteta triumfon gjithmonë”, e bërë pas rrëfimit të Meritonit për sëmundjen e djalit.

Ndërsa deklaratat e tjera si “Do ta shkatërroj Meritonin”, sipas tij, janë të publikuara nga adresa fallco.

Ish-partnerja e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në rrjetet sociale. Janë rrjetet sociale që janë hapur në emër të saj duke përdorur emrin e saj. Kohët e fundit ajo ka hedhur vetëm një story ku shkruante se ‘e vërteta do dalë’, por jo ato deklarata që qarkullojnë sot, çarçafët e gjata,që ‘do ta shkatërroj Meritonin’, ato janë të pavërteta. Unë kam pasur komunikim me të për ta ftuar në emision, por nuk ka pranuar dhe nuk ka dashur që të përfshihet, pasi është edhe djali në mes”, u shpreh ai.