zoom

Lajme

Ish-banori “shpërthen” ndaj ish-bashkëshortes së Meritonit: Kërkon vëmendje

Reagimi i ish-bashkëshortes së Meritonit, pas rrëfimit të këtij të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP se djali i tij është autik dhe nuk e ka takuar, u kritikua nga një grup njerëzish.

Pas historisë së treguar nga Meritoni, ish-bashkëshortja postoi një foto me djalin, duke shkruar: “Shumë shpejt do të dalë e vërteta” dhe duke e shoqëruar edhe me simbolin e bombës.

Por për ish-banorin e Big Brother, Meridiani, ky reagim prej saj bëhet për vëmendje, duke shtuar se nëse ka një të vërtetë për të treguar, le ta bëjë.

“Unë isha në dijeni të të birit që e ka autik. E përjetova, është dhimbje! Është e lehtë të gjykosh por askush nuk e di si është e vërteta. Të dyja palët thonë versionin e tyre. Nuk dua të justifikoj as Meritonin që mbase mundësia ka qenë, ok nuk ka pasur viza, por në koncerte, unë marr një vizë dhe nuk shkoj fare, e djeg atë koncert dhe shkoj e takoj.

Ndoshta nuk e ka lënë ish-bashkëshortja për ta takuar etj., pra janë 1001 gjëra. Nuk më pëlqen fakti që del bën një status që shumë shpejt e vërteta do dalë dhe nxjerr në bombë.

Duket sikur po kërkon vëmendje. Në qoftë se ke një të vërtetë thuaje, mbi të gjitha ai është babai i fëmijës dhe nuk e ka bërë fëmijën vetë, kështu që, do apo nuk do, ai është prind dhe nuk besoj se ka prind në botë që nuk e do fëmijën e vet”, tha Meridiani në studion e “Breaking”.