Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA duke uruar Donald Trump për fitoren.
Rama shprehet se ishte nder të punonte me Joe Biden, ndërsa theksoi se mezi po pret të punojë me Presidentin e 47-të të SHBA-ve.
“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme🇺🇸 Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.
Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm🇦🇱”, shkruan Rama
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit



