zoom

Të gjitha

Rama tentoi të ikte nga emisioni, Rudina Xhunga tregon si e përballoi situatën

Rudina Xhunga është kthyer pak në kohë, atëherë kur kryeministrit Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës ishte i ftuar në emisionin që ajo moderonte, “Shqip”.

Rama u përfshi në një debat të ashpër me të ftuarin tjetër, Fatos Lubonjën dhe vendosi të ikte nga emisioni. Kjo ishte një prej përballjeve më të vështira për gazetaren.


“Isha vajza e parë më vend që bënte një emision politik në RTSH dhe vij në Top Channel bëj Shqip. Shumë e vështirë, edhe tani emocionohem. Unë po i thoja të lutem ulu dhe vjen një moment që i thash ik po deshe, në atë moment. Më pas të nesërmen Rama pikturoi si djall Lubonjën. Ky ka qenë një moment jo i lehtë. Nuk më lodhi politika” tha Xhunga në “Ëndërrtjerrësit”.