zoom

Lajme

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen deri të hënën

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen deri të hënën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen.

Rama u shpreh se duhet t’u jepet mundësia të tjerëve për të provuar veten e tyre.

“Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, dha ultimatum kreu i qeverisë.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve e PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen. T’ju rijepet mundësia, por tu jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë.

Postime të lidhura