Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh të prerë për kryetarët e bashkive gjatë një takimi me ta, duke kërkuar zëvendësimin e nënkryetarëve të cilët, sipas tij, janë të konsumuar dhe nuk po përmbushin më detyrimet me energjinë e nevojshme.
“Nënkryetarët janë lodhur. I shoh të përhumbur, pa frymëzim e pa gjallëri. Nuk është çështje aftësie, por thjesht kanë dhënë çfarë kishin për të dhënë. Duhet të largohen,” deklaroi Rama, duke kërkuar “fytyra të reja” në nivelin e dytë të drejtimit vendor.
Ai kërkoi nga kryebashkiakët që të bëjnë një analizë të brendshme dhe të marrin masa për të rritur efikasitetin e administratave lokale.
“Edhe dy vite kanë mbetur nga mandati. Është më mirë të bëni një ndryshim të thellë, që puna e bashkive të mos vijojë me inercinë e zakonshme”, u shpreh Rama, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit të energjisë dhe ritmit në shërbim të qytetarëve./ Zoom.al
Kryeministri kërkoi një “pastrim të thellë” të strukturave drejtuese dhe paralajmëroi se dy vitet e fundit të mandatit duhet të shfrytëzohen për rritje performance dhe jo për ruajtje pozicionesh.