Aplikacion
Në daljen për mediat, Rama tha se kjo do të diskutohet me komunitetet e prindërve nëpër shkolla dhe jo vetëm për TikTok, por edhe për Snapchat.
Kryeministri shtoi se parashikohet edhe ngritja e një sistemi digjital monitorimi nëpër klasa dhe shkolla, me anë të kamerave.
“Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të TikTok dhe Snapchat. Do e hedhim për diskutim të gjerë me prindërit. Jemi duke punuar intensivisht për një sistem të ri digjital të kontrollit të shkollave, në kuadër të sistemit të monitorimit me kamera digjitale. Kemi dakordësuar dhe financimin dhe shumë shpejt do të publikojmë projektin”, tregoi kreu i qeverisë.
Rama e quajti një krim makabër vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij dhe theksoi nevojën për një përgjigje.
“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjecar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku TikTok apo Snapchat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla. Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord.
Rama solli si shembull dhe eksperiencën në shtete të tjera si Australi, Francë apo Spanjë
“Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. “Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por end epa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë. Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tenohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç. Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç”, përfundoi kryeministri.
U dashurua me pronarin e pallatit ku bleu banesën, Alketa Vejsiu rrëfen historinë e dashurisë