zoom

Aktualitet

Rama paralajmëron uljen e çmimit të naftës në Shqipëri

Rama paralajmëron uljen e çmimit të naftës në Shqipëri

Çmimi i naftës për konsumatorët shqiptarë mund të ulet brenda vitit.

Këtë herë jo vetëm si reflektim i ndryshimit të çmimit në tregjet globale, por si një ndërhyrje e qeverisë, në përpjekje për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi, më të ulët, për përdoruesit e mjeteve.

Diçka të tillë e paralajmëroi vetë kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se së shpejti në tregun e naftës do të hyjë edhe vetë qeveria, për të importuar dhe shpërndarë arin e zi.

“Ne po përgatitemi që të ndërhyjmë në sektorin e naftës. Në kuptimin që qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe të skemave të bashkëpuimit me sipërmarrjen dhe të baskëpunimit me faktorët ekonmikë për të rritur të ardhurat. Na duhet me patjetër që të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe e shohim plotësisht të mundshme dhe të beshme dhe besoj që brenda këtij viti do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë që do t’ju bëjmë jetën më të lehtë sepse do të kenë qeverinë si garante të importit dhe shpërndarjes së naftës. Do të percaktojmë një çmim më të arsyesëm sesa çmimi aktual i i naftës në Shqipëri. Ka ardhur koha të veprojmë në një mënyrë tjetër, do të jetë një e mirë e madhe sepse duke marrë pjesë drejtpërdrejt qeveria si aktor, edhe politika e naftës për sektorin bujqesor do të jetë e ndërtuar ndryshe”, tha Edi Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura