Aplikacion
Kryeministri Edi Rama thotë se janë angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpresin të gjithë ukrainasit që do të largohen nga Ukraina. Nga ana tjetër, Rama foli edhe për situatën e luftës Rusi Ukrainë dhe pozicionin në cilin ndodhet Shqipëria.
“Ka sot investimin që po kryhet për një bazë ajrore të natos, avionë të natos do jenë aty. Nëse lufta e 3 shpërthen është diçka që se parashikojmë dot dhe as nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin. S’jemi në këto kushte duhet të jemi të vetëdijshem se lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi pa diskutim.Sa dhe si është për tu parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve.
Pozicioni ynë është solid, komod, në thonjëza se ska asnjë komoditet në këto kushte”, tha Rama./F.N
