zoom

Politikë

Rama në Kosovë, pro Albin Kurtit për reciprocitetin e targave: Por kujdes me forcat speciale

Kryeministri Edi Rama u shfaq hapur pro vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat, një vendim ky që ka rritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Rama tha se ky vendim është në zbatim të marrëveshjes së arritur mes palëve ne Bruksel. Rama kritikoi edhe qëndrimin e Beogradit, sipas të cilit, me dërgimin e policisë speciale po rrezikohet jeta e serbëve që jetojnë në Kosovë. Rama tha se serbët jo vetëm nuk janë të kërcënuar, por janë të vetmit në rajon e botë që nuk paguajnë as energjinë elektrike, sepse ua paguan shteti i Kosovës.

Por Rama u shpreh kundër dërgimit të policisë speciale në veri. Ai tha se dërgimi i kësaj njësie mund të kthehet në problem për Kosovën dhe partnerët ndërkombëtarë, ndaj kërkoi të bëhet kujdes. / Zoom.al