zoom

Politikë

Albin Kurti zbulon çfarë u fol në 90 minutat e takimit me Edi Ramën

Ndryshe nga sa ndodhi gjatë konferencës së përbashkët për mediat, në takimin pa mediat mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, nuk u përmend asnjëherë Serbia.

Në fund të konferencës ë përbashkët, Albin Kurti zbuloi 90 minutat e takimit me homologun shqiptar, ndërsa foli për një “njoftim të rëndësishëm”.

Sipas Kurtit, në bisedën mes dy delegacioneve nuk u përmend asnjëherë Serbia përveç Kosovës dhe Shqipërisë dhe zhvillimit të dy vendeve.

“Një njoftim të rëndësishëm: Gjatë takimit tonë rreth një orë e gjysmë ku kryeministri Rama ka ardhur me gjysmën e Këshillit të tij të Ministrave, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë sesa ne të dy dhe gjithçka ka qenë më qasje zhvillimore. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur fjala Ballkan dhe as Serbi, por veç Kosovë dhe Shqipëri dhe mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi vetëm flasim për politikë ndërkombëtare, por kemi shumë punë për të bërë në aspektin e ekonomisë, tregtisë, infrastrukturës por u përgjigjemi çdo pyetjeje”, tha Kurti.

Më herët, kryeministri u shpreh se Shqipëri qendron krah Kosovës, në konfliktin e fundit me Serbinë.