zoom

Politikë

Deklaratat e Ramës nga Kosova, tërbohen mediat serbe: Na sulmoi nga Prishtina

Mediat serbe kanë reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Kosova. Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë pas takimit që pati me Albin Kurtin.

B92 shkruan se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte.

“Nuk ka dyshim se në radhë të parë, dhe mbi të gjitha, Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, dhe është vërtet për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret në dialog drejt njohjes reciproke dhe pajtimit përfundimtar me të kaluarën, sot ne jemi dëshmitarë të teatrit të Serbisë me manovrat ushtarake në kufi me shtetin sovran të Kosovës ”, citon media serbe Ramën.

Kjo vizitë e Ramës vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.

Çfarë tha Edi Rama

Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush.

Aplimi i reciproritetit të targave është një marrëveshje e arritur me kohë. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, i drejtë dhe i pandryshuar. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia po e bën mizën buall. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshjeje.

Ne kërkojmë që problemi të zgjidhët me dialog, jo me demonstrimin e forcave ushtarake.