zoom

Lajme

Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale! Modeli i parë në Europë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot (11 mars) në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare, për Inteligjencën Artificiale, Green AI.

E pranishme edhe ambasadorja franceze, Catherine Suard, ministri i Ekonomizë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, të projektit dhe të institucioneve shqiptare.

Kryeministri theksoi mes të tjerash se ky projekt i AI do ndihmojë jashtëzakonisht institucionet shqiptare me platformën e teknologjisë së avancuar për të përshtatur dhe adoptuar ligjet e BE-së në sistemin administrativ shqiptar, por edhe zhvillimin teknologjik të zyrave, ku shërbimet merren digjitale pa kontakte njerëzore.

Madje kryeministri tha se së shpejti do realizohet edhe arritja kampione e prokurimit me AI, pa kontakt njerëzor, si i vetmi vend në Europë. Dhe të gjitha këto i shërbejnë anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndaj apeloi që “kjo dritare e hapur të shfrytëzohet si mundësi sa pa u mbyllur”.

“Platformë që qytetarët të mos qëndrojnë në radhë. Shërbimet merren nga e gjitha bota ku një qytetar shqiptar ndodhet. Hoqëm zyrat e pritjes për qytetarët dhe radhët, ku jepej edhe bakshish. Kemi plan ambicioz për të përmbyllur negociatat em BE brenda 2027, trani projekti dhe plani kryesor është integrimi në BE dhe negociatat. Kjo dritare jam i siugurt se nuk do qëndrojë e hapur për shumë kohë dhe mund të mbyllet, ndaj na duhet të nxitojmë dhe ta shfrytëzojmë. Jam krenar për atë që kemi bërë deri tani. Bëhet punë e jashtëzakonshme me anë të Inteligjencës Artificiale. Kemi një ushtri të tërë hartuesish dhe ligjshkruesish e shumë të tjerë. Një platformë e gjerë. Për Kroacinë që ka rekord, iu deshën 7 vjet, kurse ne po kërkojmë modelin tjetër edhe me Inteligjencën Artificiale, përshtatshmëria me legjislacionin tonë me ndihmën e kësaj platforme”, tha kryeministri mes të tjerash.

Ai falenderoi edhe shtetin e Francës për këtë kontribut dhe të tjerat në vijimësi, duke i cilësuar jo vetëm mbrëtërorë, por edhe humanë.

“Kjo platformë është e aftë për t’i dhënë mundësinë këtyre njerëzve për përshtatjen e legjislacionit të BE-së me atë të Shqipërisë. Po punohet për mbivendosjen e ligjeve të BE-së me ato shqiptare. Edhe prokurimet ishim vendi i fundit në rajon, por tani sipas BE-së jemi edhe kryesues në rajon, me 80 pikë nga 100, kurse vendi i dytë ka 70 pikë. Por jemi është më shumë se kaq, po punojmë me Microsoft me prokurimin me inteligjencë artificiale 360 gradë, pa kontakt njerëzor si asnjë vend tjetër në botë. Modeli i parë në Europë pa kontakt njerëzor. Çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur. Por ajo ç’ka po vjen këtu përmes kësaj dore të ngrohtë franceze është tejet e mirëpritur. Qëllimi është për t’u bërë kampionë në qeverisjen elektronike. Sa më pak mbretëror bëhemi, aq më njerëzor jemi, ka një prani humane dhe njerëzore nga Franca dhe është e nevojshme. Jemi të inkurajuar që të ecim dorë për dorë me Francën, do përpiqemi ta meritojmë mbështetjen tuaj, inkurajimin tuaj”, u shpreh kreu i qeverisë në fund të fjalës së tij.

Postime të lidhura