zoom

Stil

Rama mesazh ngushëllimi për “Sokratit” shqiptar: Lamtumirë Mirush!

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi publik, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.

Ky i fundit humbi jetën pas një beteje me një sëmundje, në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një karrierë voluminoze me role personazhesh në kinema, teatër dhe madje spektakle.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama ka postuar një foto të Kabashi. “LAMTUMIRË MIRUSH”, shkruan Rama. /ZOOM.AL/