zoom

Aktualitet

Rama merr në mbrojtje Sterilizimin dhe punën e Beqajt: Por llogaritë e faturave s’i bëj unë!

Kreu i qeverisë Edi Rama, i pyetur nga gazetarët për hetimet e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, tha se ky është një nga ato procese që nuk i koment.

Por lidhur me koncesionin e sterilizimit, ai tha se është një nga veprat më të rëndësishme në shëndetësi.

“Është një opinion i akuzës, por nuk janë të mjaftueshme që të investohet qeveria si përballë një të vërtete absolute. Procesi është nga ato procese që unë nuk I komentoj. Unë besoj se sterilizim është një nga veprat më të rëndësishme në mjekësi. Ka sjell ndryshim rrënjësor. Llogaritë e faturave nuk më takojmë mua, kontrata është një kontratë dhe në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do bëjmë analizën tonë”, tha ai. /ZOOM.AL/