Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për zhbllokimin e fondeve ndaj Kosovës, duke e atribuar këtë zhvillim punës këmbëngulëse dhe koordinimit të bërë prej tij në javët e fundit.
Duke folur për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, Rama vlerësoi edhe paraqitjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka shkëlqyer me fjalë bindëse, por theksoi se vendimi i BE-së erdhi si rezultat i një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe bashkërendimi të mirë të zhvilluar së fundmi.
Sipas tij, puna e bërë në prapaskenë dhe komunikimi intensiv me partnerët europianë kanë qenë vendimtare për zhbllokimin e fondeve të bllokuara ndaj Kosovës.
“Presidentja e Kosovës ka shkëlqyer me fjalë bindëse, por si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe një koordinimi të mirë që kemi bërë në javët e fundit, ia kemi dalë të zhbllokojmë fondet e bllokuara”, u shpreh Rama.
/Zoom.al