zoom

Lajme

Rama mbron gazetarët, kritikon prokurorët: Edhe Kanuni e thotë, “lajmsi s’ka faj”! Nëse sekretet…

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dhe në fjalën e tij në Konferencën e gjashtë Kombëtare për të drejtën e Informimit, ka evidentuar faktin që Zyra e Komisionerit ka shkëlqyer në procesin Screening.

Duke iu referuar disa precedentëve ku janë sulmnuar edhe gazetarët, kreu i qeverisë, u ndal te e drejta e informimit dhe theksoi se asnjë gazetar nuk ka faj kur publikon të dhëna që mund të cilësohen si ‘sekret hetimor’.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, Rama theksoi se nëse një ‘sekret’ i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke shigjetuar kështu prokurorët.

“Dua të përgëzoj avokaten e popullit, për një rast të një gazetari, i cili u hetua dhe u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Po ashtu dhe në kohën e COVID-it, prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore, se nuk i dispononë, por i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti., nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin. Nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë; Lajmsi nuk ka faj’, por kush e prodhoi apo ia dha atij lajmin që ta çoj diku tjetër, është burimi me të cilin duhet të merresh.

E them këtë për të nënvizuar se informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë dhe vulë në atë hapësirë, është pronë publike, që shteti nuk ka të drejtë t’ia mohojë qytetarëve. Meqë iu referova Avokates së Popullit, po ndalem te Gjykata Kushtetuese, e cila nuk iu lë kohë spekulimeve, por i publikon vendimet e veta. Madje dhe vetë kryetarja e Gjykatës sqaron vendimet e veta. Këto lënë vend për replika”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria ishte e 86 në klasifikim, deri kur në 2014 u hodh hapi i parë serioz duke transformuar bazën ligjore. Sipas tij, sot Shqipëria gjendet në vendin e shtatë sa i përket legjislacionit në këtë fushë.

“Dua të përfitoj nga rasti dhe të vlerësoj punën e komisinerit dhe zyrën e Komisionerit, e cila e ka nderuar Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE kur vendi iu nënshtrua një diagnoze të thelluar nga ana e KE, që njihet si sreaning. Ky moment i shkëlqimit të një institucioni të Republikës së Shqipërisë, nxjerr në pah se sa shumë më tepër mund të bëhet dhe se forcat e nevojshme për të bërë gjërat që mund të bëhen, ne i kemi. Do të ishte e pamundur për Shqipërinë që të dilte me aq shumë dinjitet dhe sukses në të gjithë procesin e diagnostikimit nga BE.

Është një ushtrim jashtëzakonisht i vështirë, teknik dhe objektiv dhe për këto arsye është sfidues. Për të ardhur tek arsyeja e pranisë time këtu dhe aspekte të tjera të kësaj arsye, veç vlerësimit dhe respektit për zyrën e komisonerit, janë disa gjëra që të bëjnë përshtypje. Në rastin tim nuk është se mund të delegohem, por që kanë të bëjnë me atë që thash më parë. Sa shumë nga gjërat që nga shfaqen dhe na vihen në dukje qoftë nga publiku apo nga palët me të cilat ndërveprojmë, mund të riparohen pa vështirësi të caktuar, pa nevojën e një kohë të gjatë. Shqipëria ishte e 86-ta në klasifikim, deri në 2014 kur ne hodhëm hapin e parë serioz, duke transformuar bazën tonë ligjore.

Sot, nëse e klikoni, Shqipërinë do ta gjeni në vendin e 7 sa i përket legjislacionit. Madje, komisioneri që është nga Labëria, dhe s’mund ta pranojë dot të jetë i shtati. Nëse autobusi mund të jetë i shtati, këtu nis debati. Kur dëgjon që 70% e ankesave për mungesën e të drejtës, që vijnë në zyrën e Komisionerit, janë ankesa që mbushen në sekondë dhe i kërkojnë institucioneve që të informojnë qytetarin, është për të vënë duart në kokë”, u shpreh ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/