zoom

Lajme

“Rama largohu!”,kryeministri shqiptar pritet me protesta nga nacionalistët grekë: Më kanë kërcënuar

Mbështetës të forcave nacionaliste greke janë duke protestuar kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik. Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.

Nëpër makina janë shpërndarë fletëpalosje me foton e Kacifas ku thuhet se ai është vrarë nga shteti shqiptar. Policia greke i ka mbajtur protestuesit në distancë duke mos i lejuar të afrohen. Në hotel kanë nisur të mbërrijnë shqiptarët që do të marrin pjesë në takimin e Ramës.

Kryeministri shqiptar e përmendi këtë lëvizje në fjalën e tij duke shtuar se të njëjtën tubues, e kanë kërcënuar atë.

“Në adresën time kanë bërë kërcënime, që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Ashtu sic më shkaktojnë keqardhje edhe ata në Shqipëri që e konsiderojnë Greqinë jo-mike. ‘Vorio Epiri’ ka vdekur!”, u shpreh Rama.

Postime të lidhura