zoom

Slider

Rama i “rrëmben” fjalën Nikollës! Kryetarja e Kuvendit nuk i fal: Një minutë ju lutem

Rama i “rrëmben” fjalën Nikollës! Kryetarja e Kuvendit nuk i fal: Një minutë ju lutem

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla rezistoi për disa momente për të mos i dhënë fjalën kryeministrit Rama jashtë procedurës, por në fund kreu i Qeverisë fitoi sërish.

Rama kërkoi ti përgjigjej deputetes së PD-së, Jorida Tabaku lidhur me akuzat e saj për krizën ekonomike, por sipas Nikollës kjo pikë e rendit të ditës tani kishte përfunduar.

Pasi u ngrit dhe u ul dy herë, Rama përdori “procedurën” për të marrë fjalën, çka e detyroi Nikollën kësaj here tia jepte fjalën.