zoom

In Zoom

Rama apo Meta, kush ka lidhje me Gentiana Sulën? Burri i saj mori 111 milionë euro tendera e PPP

Rama apo Meta, kush ka lidhje me Gentiana Sulën? Burri i saj mori 111 milionë euro tendera e PPP

Kryeministri Edi Rama deklaroi disa ditë më parë se Gentiana Sulën, që është në krye të Autoritetit të Dosjeve, ia kishte lobuar Ilir Meta. Kishte qenë Meta, sipas Ramës, që i kishte kërkuar ta bënin zëvendësministre dhe më pas drejtoreshë të këtij Autoriteti.

Rama tha se nuk kishte asnjë lidhje me Gentiana Sulën dhe se e kishte takuar atë vetëm 1 herë.

Thënë më shkurt, ai vazhdonte ta mbante atë në detyrë, ndonëse e kishte vënë në atë punë me kërkesë të armikut të tij Ilir Meta.

Partia e Metës replikoi duke thënë se kjo ishte një tentativë e Ramës për t’i ikur përgjegjësisë për sajesën e tij se ish -presidenti kishte qenë bashkëpunëtor i ish -Sigurimit të Shtetit.

Por me kë është e lidhur Gentiana Sula?


Faktet tregojnë se lidhjet mes kryeministrit dhe familjarëve të Gentiana Sulës janë shumë të afërta.

Disa media shkruajtën sot edhe për lidhje direkte të Linda Ramës me Gentiana Sulën në disa OJF.

Por fakt është që kompania e Gentian Sulës, bashkëshortit të Gentiana Sulës (Mara), është një prej kompanive që ka përfituar më shumë tendera publikë dhe është trajtuar si e privilegjuar nga qeveria e drejtuar nga Rama.

Kompania “Agi Kons” është 100% biznes dhe pronësi të familjes së drejtoreshës së Autoritetit të Dosjeve.

Gjatë 9 viteve në qeveri, “Agi Kons” ka marrë 111 milionë euro tendera e PPP, 6 HEC-e dhe leje për 4 resorte në Lals, Himarë, Vlorë e Divjakë.

Dy bashkëshortët Sula rezulton se kanë 9 kompani, me të cilat kanë marrë e vijojnë të marrin funde nga shteti.

1. “Agi Kons Shpk”, me aktivitet ndërtimin.

2. “VIBIA- sh.p.k”, me aktivitet organizimi evente zyrtare.

3. “ALBDESIG”, me aktivitet postera, reklama e menaxhim fushatash.

4. Firma “ALBDESIGN-PSP”, me aktivitet prodhim letra me vlerë për shtetin.

5. Firma “ALBANIAN DIGITAL PRINTING SOLUTIONS&SERVICES”, me aktivitet menaxhim i dokumenteve e shtypshkrimeve sekret shtetëror e pajisje shkollore.

6. Firma “Wildermore Holdings”, me aktivitetet shërbime të ndryshme tregtare import-eksport.

7. Firma “Energy Plus”, me aktivitet 2 HEC-e në Kukës, koncesion i dhënë fals për 35 vite.

8. Firma “Clean Energy-Al”, me aktivitet 3 HEC-e në Zall- Bulqizë/Vajkal, për 35 vite.

9. Firma “Z.M.A”, koncesion 5 vjeçar për mirëmbajtjen e objekteve arsimore, me vlerë 23 milionë Euro, dhënë më 17.10.2018 nga Erjon Veliaj dhe Lindita Nikolla, kur ishte ministre.

Disa media online shkruajnë se çifti Sula ka lidhje edhe me Metën, pasi rezulton se Gentian Sula është ortak me Monika Kryemadhin te Kodra e Diellit, në Lals, Dhërmi e Divjakë.

Postime të lidhura