zoom

Lajme

Rakuni i dehur gjendet i pavetëdijshëm në një dyqan pijesh alkoolike

Rakuni i dehur gjendet i pavetëdijshëm në një dyqan pijesh alkoolike

Një rakun hyri me forcë në një dyqan pijesh alkoolike në Virxhinia gjatë fundjavës, duke arritur të pinte nga raftet e poshtme ndërsa dyqani ishte i mbyllur.

Kur mbërriti stafi në mëngjes e gjetën të pavetëdijshëm pranë tualetit të banjës. Zyrtarët e kontrollit të kafshëve raportuan se, pas disa orësh, rakuni u shërua pa ndonjë lëndim të dukshëm dhe më pas u lirua përsëri në natyrë.

Ngjarja ndodhi në Ashland, ku gjitari hyri në dyqan në orët e para të mëngjesit, duke arritur në zonën ku ishin uiski.

Veprimi i tij shkaktoi dëme të mëdha, me shishe të thyera, alkool të derdhur dhe një pllakë tavani të shembur. /Zoom.al