zoom

Ekonomi

Qeveria do të gjurmojë personat me para të padeklaruara. Akses direkt dhe në banka

Ministria e Brendshme ka vendosur të krijojë Zyrën e Rikuperimit të Aseteve, pranë Policisë së Shtetit, me qëllim gjurmimin e të ardhurave që vijnë nga krimi.

Sipas dokumentit në konsultim publik, ZRA do të jetë autoriteti që do të gjurmojë dhe identifikojë pasuritë që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale, të cilat mund t’i nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.

Zyrës do t’i lejohet akses në llogaritë bankare me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin ose ndjekjen penale të veprave penale.

ZRA, thotë drafti, do të mund të veprojë edhe jashtë Shqipërisë, sipas marrëveshjeve që ka shteti shqiptar dhe do të ketë pavarësi operacionale. Ajo do të jetë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, e cila do të mund të emërojë dhe shkarkojë kreun e Zyrës.