zoom

Lajme

VIDEO/ Qeni “orakull” që gjeti gjysmëfinalet e Champions dhe parashikon fituesin e trofeut

Champions ka hyrë në fazën e tij më interesante. Tashmë kemi 4 skuadra gjysmëfinaliste të cilat janë: Dortmund, PSG, Bajern Mynih dhe Real Madrid. Të gjitha duelet çerekfinale dhuruan shumë gola, por edhe emocione të forta.

Kjo katërshe ishte parashikuar nga qeni inteligjent i cili zgjodhi këto skuadra. Në një video që po qarkullon në internet, ai ka bërë edhe parashikimin për gjysmëfinalen dhe finalen.

Nga dueli Dortmund-PSG, sipas tij në finale shkojnë francezët dhe nga sfida Bajern-Real, në finale shkojnë spanjollët.

Në finalen që do të luhet më 1 qershor në Uembli do të shkojnë PSG-Real Madrid dhe trofeu do të ngrihet pikërisht nga francezët e PSG, duke parashikuar se takimi do shkojë me penallti. /ZOOM.AL/

@aircorg

Where my soccer fans at? ⚽️🏆🙋🏻‍♂️ how did we do? 🤷🏻‍♂️ #uefa #championsleague #championsleague2024 #soccer #soccertiktok #sports #madrid #psg #mancity

♬ UEFA Champions League Anthem (Full Version) – UEFA & Tony Britten