Aplikacion
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë konferencës tradicionale maratonë të fundvitit, duke pranuar publikisht se është i dashuruar. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh shkurt, pa dhënë detaje për personin në fjalë, por konfirmoi se beson edhe në dashurinë me shikim të parë.
Sipas raportimit të televizionit shtetëror rus Rossiya 1, momenti u shoqërua me nota humori, kur një gazetar i pranishëm i propozoi të dashurës së tij përmes një pankarte ku shkruhej “A do të martohesh me mua?”, duke ftuar simbolikisht edhe Putinin në dasmë. Kreu i Kremlinit reagoi me batutë, duke komentuar se gazetari ishte veshur “sikur gati për dasmë”.
Gjatë fjalës së tij, Putin foli edhe për besimin fetar, duke theksuar se beson në Zot dhe se motivimin e gjen te njerëzit dhe te ideja e Rusisë. “Unë besoj në Zotin, i cili nuk ndalet kurrë së menduari për Rusinë”, u shpreh presidenti rus./ Zoom.al