zoom

Bota

Provokon sërish Suella Braverman: Të pastrehët “zgjodhën këtë mënyrë jetese”

“Të pastrehët që jetojnë në rrugë kanë ‘zgjedhur këtë mënyrë jetese”. Kjo deklaratë e Sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman kanë shkaktuar një reagim të ashpër pasi një numër rekord i britanikëve, të përballur me koston në rritje të jetesës, po i drejtohen bankave ushqimore për furnizime me artikuj ushqimorë bazë.

Në një postim në Platformën X të shtunën, Braverman tha se ajo dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike.

Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga vargje çadrash të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese.”

Provokon sërish Suella Braverman: Të pastrehët “zgjodhën këtë mënyrë jetese”

13:53, 09/11/2023
A+
Aa
A-

“Të pastrehët që jetojnë në rrugë kanë ‘zgjedhur këtë mënyrë jetese”. Kjo deklaratë e Sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman kanë shkaktuar një reagim të ashpër pasi një numër rekord i britanikëve, të përballur me koston në rritje të jetesës, po i drejtohen bankave ushqimore për furnizime me artikuj ushqimorë bazë.

Në një postim në Platformën X të shtunën, Braverman tha se ajo dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike.

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga vargje çadrash të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese.”

Postimi ka ngjallur zemërim nga organizatat e ndihmës, opozita dhe madje edhe disa deputetë konservatorë pasi Britania, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, përballet me një krizë akute strehimi dhe kostoje jetese të përkeqësuar nga inflacioni.

Edhe kryeministri Rishi Sunak u distancua nga linja e ashpër e Suella.

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria britanike në tetor, në Angli nga marsi 2022 deri në mars të këtij viti 104,510 familje jetonin në strehim të përkohshëm, një rritje prej 10% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një numër i paprecedentë që nga viti 1998.

Në Londër 3,272 njerëz po flinin ashpër në rrugët e kryeqytetit britanik nga prilli deri në qershor 2023, pothuajse gjysma e tyre për herë të parë.