zoom

Lajme

Proteston para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn

Proteston para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn

Pas përplasjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme përpara kryeministrisë mes kryetarit të “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj dhe anëtarëve të partisë së tij me policinë, për disa çadra kampingu të vendosura përpara godinës, këta të fundit kanë referuar materialet në prokurori. 

Meqenëse është një protestë pa ndalim, mbrëmjen e djeshme protestuesit me në krye Lapajn kishin ngritur përpara kryeministrisë disa çadra kampingu me qëllim për të kaluar natën. Në këto rrethana ka ndërhyrë policia duke hequr çadrat pasi ishin të vendosura në hapësirë publike ku dhe ka ndodhur përplasja.

Lapaj proteston nën zyrën e kryeministrit Rama që prej 2 ditësh tashmë, fillimisht i vetëm e më pas i janë bashkuar dhe anëtarë të partisë së tij. 

“A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas referimit të rastit nga Policia e Tiranës në Prokurori, është në dorën e këtyre të fundit nëse do të nisë hetim lidhur me çështjen në fjalë osë jo. Adriatik Lapaj reagoi pas kësaj situate në rrjete sociale duke u shprehur se nuk do të tërhiqen dhe se qëndrimi përpara godinës së kryeministrisë do të vijojë pa ndalim.

Postime të lidhura