zoom

Aktualitet

Pronari i servisit nga Bulqiza, në grabitjen e makinave në Tiranë (EMRI)

Një operacion i zhvilluar nga policia e Tiranë çoi në pranga një 42-vjeçar nga Bulqiza. Mirdash Osmani, u filmua nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një automjet në Tiranë. Ai nuk rezulton një emër i panjohur për policinë.

Më 7 janar të vitit 2021, Omsani u arrestua për të paktën tetë vjedhje automjetesh përgjatë vitit 2020.

Nga provat e siguruara ka rezultuar se ai studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete.

Më pas, ai i transportonte në drejtim të servisit të tij në fshatin Gjoricë ku i çmontonte duke i shitur për pjesë.

Ai është arrestuar në vitin 2015 për vrasje të mbetur në tentativë. Sipas policisë, Osmani kishte porositur 3 vrasës me pagesë me inicialet B.L, L.XH dhe V. C, për të ekzekutuar një person me iniciale F.A. me të cilën kishte konflikte. Ndërsa më 15 mars të 2019, Osmani është plagosur me armë zjarri në Bulqizë nga Malvin Skara i arrestuar më 7 nëntor të 2020./ZOOM.AL/