zoom

Stil

Projekti/Zvicra do të ndërtojë pallatin më të lartë të banimit në botë me konstruksion druri

Projekti/Zvicra do të ndërtojë pallatin më të lartë të banimit në botë me konstruksion druri

Në Zvicër pritet të ndërtohet pallati i banimit më i lartë në botë, i përbërë vetëm prej drurit. Projekti i i quajtur Rocket&Tigerli, do të përfshijë katër ndërtesa, njëra prej së cilave do të jetë 100 metra të lartë. Ky projekt do të realizohet në zonën e Ëinterthur, i cili ndodhet afër Zyrihut.

Dizajni do të ofrojë banesa moderne, me cilësi të lartë me një furnizim maksimal të dritës. Sipas projektuesve të firmës daneze Schmidt Hammer Lassen Architects, ky projekt synon të krijojë një lagje aktive që do të “rrënjoset në kontekstin historik të zonës”.

Fasada, për shembull, do të mbulohet me tulla terrakote të kuqe dhe të verdhë, të kombinuara me detaje me ngjyrë të gjelbër në përputhje me dizajnin e banesave të zonës përreth.

Përveç apartamenteve të banimit, në këtë projekt do përfshihen dhe sipërfaqe për biznese, një hotel dhe një lokal luksoz. Sipas CNN, projekti pritet të përfundojë në vitin 2026.

Projekti shënon një moment historik në ndërtimin e objekteve prej druri. Firma shtoi se, në 100 metra, ajo vendos rekordin për ndërtesat e banimit me një konstruksion druri që mban ngarkesë dhe “prezanton një sistem ndërtimi inovativ që ekzaminon drurin si një zëvendësues natyror për betonin”.