zoom

Aktualitet

Prishtina i blen për qytetarët, Tirana i sekuestron: Paradoksi i skuterave elektrikë në dy kryeqytetet shqiptare

Prishtina i blen për qytetarët, Tirana i sekuestron: Paradoksi i skuterave elektrikë në dy kryeqytetet shqiptare

Ndërsa bota marshon drejt alternativave ekologjike për të shpëtuar nga trafiku i mbytur dhe ndotja, dy kryeqytetet tona, Prishtina dhe Tirana, po ndjekin rrugë krejtësisht të kundërta për të njëjtën risi: skuterat elektrikë.

Në Prishtinë, Komuna ka marrë iniciativën për të blerë dhe vënë në dispozicion skuterat elektrikë (siç shihen edhe mjetet e kompanisë “BinBin” që operojnë gjerësisht atje), me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe shmangien e kaosit urban. Një hap ky që afron kryeqytetin e Kosovës me modelet më të mira të metropoleve europiane. Por, çfarë ndodh këtej kufirit, në Tiranën e “asfalteve elektoralë” dhe “gjelbërimit” në letër?

Në vend që të rregullohet me ligj dhe të promovohet si një zgjidhje ndaj trafikut të tmerrshëm që paralizon çdo ditë qytetin, skuterat elektrikë në Tiranë shpesh përballen me “aksione” sekuestrimi nga policia. Qytetarët dhe operatorët privatë gjenden në një vakum ligjor, ku në mungesë të një kornize të qartë rregullatore, gjobat dhe sekuestrimet bëhen me interpretime të lirshme, duke penalizuar pikërisht ata që zgjedhin të mos ndotin dhe të mos bllokojnë rrugët me makina.

Paradoksi është i qartë: Atje ku Prishtina sheh një mundësi për të lehtësuar qytetarët, Tirana sheh një mundësi për të ndëshkuar.
Eshtë koha që policia të ndalë luftën ndaj skuterave dhe të kopjojë modelin e Prishtinës, duke krijuar infrastrukturën dhe rregullat e nevojshme, në vend që të zgjedhë rrugën më të shkurtër, atë të bllokimit./ Zoom.al

Postime të lidhura