zoom

Art & Kulturë

POSTIMI/ Këngëtarja italiane Giusy Ferreri: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik

POSTIMI/ Këngëtarja italiane Giusy Ferreri: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik

Gjashtë ditë nga koncerti që do të mbahet në Tiranë, këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri, ka përcjellë një mesazh për fansat e saj nëpërmjet profilit në rrjetin social Instagram.

Teksa nuk fsheh lumturinë e rikthimit në Tiranë, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Ferreri i ka ftuar të gjithë fansat që t’i bashkohen në koncertin, që do të mbahet më 29 korrik, në Spectapolis Tirana, në stadiumin “Selman Stërmasi”, raporton ATA.

“Përshëndetje, unë jam Giusy Ferreri dhe jam shumë e lumtur t’ju them se do të shihemi shumë shpejt në Tiranë, më 29 korrik, në festivalin Spectapolis, në stadiumin “Selman Stermasi”. Mezi pres t’ju përqafoj sërish të gjithëve dhe të kthehem në Tiranë. Shihemi shumë shpejt”, tha Ferreri në videomesazh.

Bashkë me të në koncert do të performojë edhe këngëtari i njohur Jason Derulo. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spectapolis (@spectapolis.tirana)