zoom

Aktualitet

Porti i Durrësit/ Kompania hap zyrë për shitjen e apartamenteve, pa u miratuar projekti në Kuvend

I përfshirë nga shumë skandale dhe pikëpyetje, projekti i Portit të Durrësit po diskutohet në komisionet parlamentare, pasi u fut në mënyrë të përshpejtuar në Kuvend, për të shkuar një orë e më parë drejt votimit. Por duket se qeveria s’ka ndërmend të presë gjatë; do ta përfundojë atë që ka nisur.

Në Portin e Durrësit, të cilësuar nga opozita si një prej projekteve më korruptive të Europës, prej një viti është çelur një zyrë luksoze, e cila njeh të interesuarit me projektin dhe apartamentet që do të shiten.

Pikërisht hapja e zyrave për shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit, të lë të kuptosh se votimi i projektit nga deputetët në seancë ka vetëm vlerë formale.


Gjithkush mund të paraqitet dhe të prenotojë një apartament apo njësi shërbimi në këtë zonë.

Çmimet për metër katror ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht, por punonjësit e kompanisë thonë se ato do të jenë rreth 1500 euro për metër katror.

E teksa projekti po diskutohet në komisione parlamentare, kompania vazhdon aktivitetin e saj tregtar, duke e bërë fakt të kryer atë që maxhoranca pritet ta noterizojë këtë të enjte.

Zoom.al do të ishte ndër të parat media që denoncoi parregullsitë e këtij projekti dhe dritëhijet e paprecedenta që e mbulojnë. Më poshtë, (nëse jeni të interesuar) do të gjeni disa prej lajmeve kryesore lidhur me këtë çështje.