zoom

Aktualitet

Itali/ Vritet 40-vjeçari shqiptar, vëllai i tij plagoset rëndë

Një 40-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë gjatë një sulmi me thikë në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në Marghera, pranë stacionit të trenit Mestre.

Ai u godit me thikë në një park së bashku me vëllain e tij.

40-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa vëllai i tij mori plagë të rënda në trup.

Oficerët e policisë arrestuan dy persona me origjinë maqedonase, si të akuzuar për ngjarjen. Shkaqet e sulmit me thikë nuk dihen ende, ndërsa hetimet vijojnë.

Postime të lidhura