Aplikacion
Mes protestuesve dhe efektivëve të policisë u shënuan konfrontime fizike në të pesta pikat ku është organizuar opozita në mosbindje civile.
Për të shpërndarë turmën dhe për të qetësuar tensionet, policia ndërhyri me autobotë me ujë te zona e Bashkisë së Tiranës.
Policia arritj që të zhvendosë protestuesit nga Bashkia e Tiranës, duke i larguar ata në drejtim të bllokut të ministrive në qendër të Tiranës.
Policët janë vendosur gardh për të mos lejuar protestuesit e PD që t’i afrohen bashkisë.
Në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, policia krijoi një rrugë për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, pas përplasjeve me protestuesit.
Ndërkohë, në sheshin “Wilson” dhjetëra protestues janë ulur këmbkryq në mes të rrugës. Së bashku me ta është ulur edhe Gazmend Bardhi.