zoom

Aktualitet

Portali e akuzoi për Portin e Durrësit, ja si përgjigjet gazetarja

Portali Cna.al, një ditë më parë bëri një sulm kundër, gazetares Ola Xama, për shkak të deklaratave të saj kundër projektit të Portit të Durrësit. Teksa shkruan se projekti i Portit të Durrësit është projekti më i madh në Shqipëri, portali në fjalë shtronte pyetjen se kush e ka paguar Ola Xamën për të sulmuar këtë investim.

Një përgjigje ka ardhur nga vetë gazetarja për këtë portal, e cila mohon kategorikisht të jetë paguar për të shprehur mendimin e saj për projektin e Portit të Durrësit. Sipas saj pyetja se nga kush është paguar, nuk bazohet në fakte, ndërsa cënon etikën dhe parimet gazetareske.

Për sa i përket qëndrimit të saj kundër për këtë projekt, Ola Xama shprehet se mendimi është i saj personal pasi nuk po raporton në media. Xama rendit disa fakte që e kanë çuar të mendoj kundër.

“Ata thone qe do te vije kompania Emaar, por ne fakt vjen Eagle Hills e hapur 1 vit me pare dhe me kapital modest 10 mije leke, ata thone qe Porti i Durresit do te kthehet ne marinen me te madhe turistike ne Ballkan dhe Europe por ne fakt rezulton se do te jete marine e vogel me vetem 280 vende varkash, ata thone se do te investohen 2.1 miliard euro per 5 vjet, por del qe do te investohen nga kompania vetem 160 milion euro dhe te tjerat do te vijne nga shitja e apartamenteve, ndersa shuma do te investohet per 20 vjet dhe jo per 5. Ata nuk thone qe do te jepet toke falas, ata nuk thone qe te lidhura me kompanine do te kete dhe firma Off-shore qe nuk i dihen pronaret. Ata thone se do te punesohen 50 mije persona dhe del se ne fakt do te punesohen 12 mije.” shkruan Xama.

Reagim:

Pikesepari dua t’iu ve ne dijeni qe nuk jam paguar nga askush per te bere reagime ne rrjete sociale apo per te shprehur opinionin tim kur me ftojne te jap mendimin tim. Ne te gjithe karrieren time si gazetare kam refuzuar kur me eshte ofruar pagese. Ne rastin e Portit te Durresit, as kam marre dhe as me eshte ofruar.

Pyetja qe ju ngrini nuk eshte korrekte dhe nuk bazohet ne fakte. Ne pyetje ka nje konstatim se Ola Xama eshte paguar, ceshtja eshte nga kush?! Kerkoj korrigjimin e ketij titulli i cili jo vetem cenon etiken e profesionit te gazetarit dhe bie ndesh me parimet pasi nuk paraqet asnje fakt, por demton figuren dhe profesionalizmin tim pa asnje baze.

Nga kush eshte paguar Ola Xama? Te ardhurat e mia jane te deklaruara dhe jane nga paga si gazetare dhe projekte e shkrime te cilat ne te gjitha rastet i botoj me emer, duke marre pergjegjesi te plote!

Sa i takon ceshtjes qe ju hidhni per ndryshim qendrimi, deshiroj te sqaroj dy koncepte: raportimin dhe opinionin. Ne momentin qe une raportoj nje lajm apo kronike perpiqem te jem e pavarur dhe te mos perfshij opinionet personale. Ne Facebook apo kur ftohem per te dhene opinion, mendimi eshte personal.

Ne rastin e kronikes qe ju citoni, une jam derguar si gazetare ne Dubai nga televizioni Klan per te raportuar negociatat mes qeverise dhe Emaar Group. Aty flas per kompanine Emaar dhe investimet e saj ne Dubai. Ka nje interviste me z. Alabbar, nje me ministren Balluku dhe nje interviste me ish- ministrin e Financave ne ate kohe Ahmetaj. Raportoj negociatat dhe cfare kane thene ata. Ata thone qe do te vije kompania Emaar, por ne fakt vjen Eagle Hills e hapur 1 vit me pare dhe me kapital modest 10 mije leke, ata thone qe Porti i Durresit do te kthehet ne marinen me te madhe turistike ne Ballkan dhe Europe por ne fakt rezulton se do te jete marine e vogel me vetem 280 vende varkash, ata thone se do te investohen 2.1 miliard euro per 5 vjet, por del qe do te investohen nga kompania vetem 160 milion euro dhe te tjerat do te vijne nga shitja e apartamenteve, ndersa shuma do te investohet per 20 vjet dhe jo per 5. Ata nuk thone qe do te jepet toke falas, ata nuk thone qe te lidhura me kompanine do te kete dhe firma Off-shore qe nuk i dihen pronaret. Ata thone se do te punesohen 50 mije persona dhe del se ne fakt do te punesohen 12 mije.

Kush ka ndryshuar qendrim? Une apo qeveria me investitorin?

Opinionin tim se fundi per kete ceshtje e kam shprehur pasi kam lexuar te gjithe dokumentacionin dhe Marreveshjen Kuader qe pritet te miratohet dhe kam mbajtur nje qendrim publik qe ne mendimin tim mund te kete vlere per mireqeverisjen dhe jep nje kontribut te vogel ne nje shoqeri ku nje pjese rrine indiferente ndaj fenomeneve qe cenojne interesin publik.

Me kete argument qe ju keni bere, i bie qe kur bej kronike Kryeministrin qe premton uljen e taksave e pas ca kohesh i rrit dhe une reagoj kunder, i bie qe kam ndryshuar qendrim kundrejt pageses?

Por mbi te gjitha, edhe te ndryshosh mendim ( edhe pse ne kete rast nuk e kam bere ) nuk ka asgje te keqe, madje quhet emancipim dhe progres. Mentaliteti qe duhet te rrime besnik eshte monist dhe nuk sjell zhvillim. Ne vite kam shume mendime qe kam ndryshuar, por kjo s’do te thote qe me paguan njeri.

Prandaj, duke ju kerkuar zbatimin e parimeve te raportimit korrekt, me fakte dhe te pavarur kerkoj korrigjimin e ketij shkrimi!