Aplikacion
SPAK ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës alias Aurelinjo Kolaveri, porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit. Hoxha është ende në kërkim.
Pasuritë e sekuestruara janë 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit si Samet Loka.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro.
Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:
Apartamentet dhe njësitë:
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:
32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.
52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).
Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës