zoom

Aktualitet

“Monopol Lounge” i sekuestruar nga SPAK, reklamë në Big Brother

“Monopol Lounge” i sekuestruar nga SPAK, reklamë në Big Brother

Mbrëmjen e djeshme, rreth fashës orare 20:00-21:00, në transmetim live, banorët e Big Brother u njoftuan për një festë, të sponsorizuar nga Monopol Lounge.

Monopol Lounge, në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, prej tetorit të vitit 2025 ndodhet nën sekuestron e SPAK, për shkak të një çështje penale të pronarit të lokalit. Aurel Hoxha, pronar në letra dhe në terren i lokalit Monopol, sipas Prokurorisë ka paguar për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ndër disa akuza të tjera që lidhen me pastrimin e parave.

Reklama ngre shqetësime të thella mbi financimin dhe sponsorizimin e hapësirës televizive nga subjekte të dyshimta apo kriminale. Një rast i tillë normalizon marketingun e këtyre aktiviteteve, në percepetimin e audiencës dhe në të njëjtën kohë rrezikon rëndë reputacion dhe kredon e mediave tradicionale kombëtare, siç është Top Channel.

Ekziston një skenar që e zbut disi situatën; ai i qiradhënies. Duke qenë një subjekt i sekuestruar nga shteti, Monopol jepet me qira, sipas Agjencisë së Administrimit, rreth 3.8 mijë euro në muaj. Është e paqartë nëse biznesi është dhënë me qira, por edhe nëse, emri dhe logo e lokalit do të mbajnë gjithmonë me veten hijen e Aurel Hoxhës dhe SPAK-ut./ Zoom.al

Postime të lidhura