Aplikacion
Zbardhet dinamika e plagosjes së një 30-vjeçareje në Kamëz, e cila mbeti e lënduar gjatë pasdites së sotme, ndërsa ndodhej në oborrin e një banese në zonën e Laknasit.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se një 73-vjeçar, banues në të njëjtën zonë, ka përdorur një armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë që ndodhej pranë banesave. Gjatë kësaj situate, një saçmë e shkrepur nga arma ka devijuar dhe ka goditur në fytyrë të renë.
30-vjeçarja është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në poliklinikën e Kamzës rreth orës 15:30. Pas marrjes së trajtimit, ajo është larguar në gjendje të stabilizuar për në banesë.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat shtetasin N. Sh., rreth 73 vjeç, i dyshuar për ngjarjen./Zoom.al
