zoom

Aktualitet

Ngjarje aksidentale në Kamëz/ Burri plagos gruan me çifte

Ngjarje aksidentale në Kamëz/ Burri plagos gruan me çifte

Një grua ka mbetur e plagosur nga një incident me armë zjarri në banesën e saj në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, bashkëshorti i saj dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me një armë gjahu tip çifte, gjatë kohës që po e pastronte në shtëpi.

Dyshohet se arma është shkrepur pa dashje, duke goditur gruan dhe duke i shkaktuar plagosje.

Menjëherë pas ngjarjes, e dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim./ Zoom.al

Postime të lidhura