zoom

Lajme

Polemikat me Xhensila Myrtezain, Robert Berisha sqaron deklaratën: Nëse jam…

Robert Berisha ishte dje i ftuar në “Cherry on Top”, ku sqaroi deklaratat e bujshme të kohëve të fundit, përfshi ato të raporteve të çiftit të ndarë të këngëtarëve Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai.

Pasi doli nga “Ferma VIP”, ai u diskutua në të gjitha mediat online se e kishte të planifikuar daljen, pasi e nxori zbuluar një koncert që do të mbahej vetëm pak ditë pas daljes së tij.

Posteri u publikua nga Xhensila Myrtezaj, e cila do të ishte gjithashtu pjesë e koncertit. Për këtë, Roberti akuzoi Xhensilën se ajo e kishte bërë atë postim për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Bes Kallakun, i cili ishte gjithashtu pjesë e “Ferma VIP”.

I pyetur nga Bora Zemani në lidhje me këtë çështje, Roberti u shpreh:

“Nëse jam gabim, kërkoj falje një mijë herë. Domethënë, pyetja më është bërë nëse veprimi i saj ka qenë i qëllimshëm, unë asnjëherë nuk kam thënë “po, 100%”, por kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që i ka me Besin!”, tha këngëtari dhe moderatori kosovar. /ZOOM.AL/