zoom

Aktualitet

FOTOT/ Efektivit të Policisë së Lezhës i digjet makina, dyshohet e qëllimshme. Pistat ku po hetohet

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vendosur zjarrin makinës së një efektivi të Policisë së lezhës mëngjesin e sotëm.

Burime nga komisariati vendor bënë me dije se mjeti tip “Opel” ka qenë i parkuar në lagjen “Besëlidhja” dhe pista e parë mbetet një akt kriminal me motive ende të panjohura.

Pistë e dytë mbetet djegia për shkak të ndonjë defekti, teksa po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Mjeti konfirmohet se ka qenë i parkuar afër banesës dhe është në pronësi të një punonjësi të Policisë, që gjatë marrjes në pyetje mohoi konfliktet.

Burime policore gjithsesi bëjnë me dije se dyshohet se djegia e mjetit të jetë bërë i qëllimshëm dhe shkak mund të jetë detyra e efektivit, ose problemet personale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po heton në lidhje me rastin. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti është arritur të mos digjet plotësisht.

“Rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetases R. Z. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia vendore. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura