zoom

Aktualitet

Po trafikohej drejt Greqisë, kapet të paktën 40 kg drogë në Kapshticë. Pranga shoferit

Po trafikohej drejt Greqisë, kapet të paktën 40 kg drogë në Kapshticë. Pranga shoferit

Policia e Korçës njoftoi sot pasdite se ka kapur një mjet në Pikën e Kalimit kufitar të Kapshticës, teksa ishte duke transportuar drogë.

Mjeti u zbulua duke u kontrolluar një procedurë, gjë që ndodh me të gjitha mjetet që hyjnë në kufi.

Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg e dyshuar si hashash dhe heroinë, e cila ishte fshehur në shasinë e makinës dhe në pjesë të tjera të saj, e ndarë në pako të vogla.

Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.

Pritet gjithashtu edhe një komunikatë zyrtare në vazhdim. Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme.

Droga është duke u peshuar dhe kontrolluar mjeti me imtësi. Policia nisi hetimet për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, kurse destinacion ishte Greqia.

Postime të lidhura