Aplikacion
Policia e Korçës informoi sot se ka prangosur një shtetase angleze, turiste, e cila po dilte nga Kapshtica me destinacion Greqinë, teksa mbante dhe lëndë narkotike në mjet.
E ndaluara është 31-vjeçarja me inicialet C.P., qe ka tentuar që në pikën kufitare të Kapshticës të kalojë me lëndë narkotike.
Sipas informacioneve nga Policia, droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit. Teksa 31-vjeçarja përfundoi në pranga, policia sekuestroi lëndën narkotike kanabis sativa, mjetin me të cilin po udhëtonte dhe 2 celularë.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë”, tha policia. /ZOOM.AL/