zoom

Aktualitet

I iku nga duart të ëmës, 7-vjeçari përplaset për vdekje nga makina në aksin Librazhd-Elbasan

I iku nga duart të ëmës, 7-vjeçari përplaset për vdekje nga makina në aksin Librazhd-Elbasan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mëngël, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur i mituri po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.

Dyshohet që fëmija t’i ketë ikur nga dora nënës së tij dhe më pas është goditur nga automjeti që po qarkullonte në aks.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Postime të lidhura