zoom

Lajme

“Po shkalloja”/ Olta Gixhari rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë në Spanjë

Aktorja Olta Gixhari foli për herë të parë për përjetimet e saj gjatë kohës që jetonte në Spanjë dhe kur u bë nënë për herë të parë.

Ajo shpjegoi në një intervistë për Mira Kazhanin se rutina e re po e mbyste dhe se kishte shumë nevojë për një ndryshim. Për këtë arsye, Olta tregoi se vendosi të futej në shtëpinë e Big Brother VIP.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.

Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje, nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar se cfarë kisha nevojë. Ishte ulërimë nga thellësia e shpirtit, se nga një tapet i kuq shkon në një shtëpi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”, tha Olta Gixhari.