zoom

Lajme

“Po negociojmë me…”/ Berisha flet për kandidatin e Bashkisë së Tiranës

“Po negociojmë me…”/ Berisha flet për kandidatin e Bashkisë së Tiranës

Opozita ka nisur përgatitjet për të gjetur emrin e kandidatit për Bashkinë e Opozitës.

Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet për një emër të përfolur në ditët e fundit, Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani.

Ai zgjodhi të mos komentojë për këtë mundësi, por theksoi se vendimi për emrin përfundimtar do të vijë pas konsultimeve me partitë aleate.

Berisha bëri të ditur se Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë mandatuar nga PD për të udhëhequr bisedimet me forcat opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit.

“Nuk është momenti për të folur për emra. Ky është një proces që po ecën dhe kandidatët do të diskutohen vetëm pasi të arrihet marrëveshja me partnerët tanë”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, grupi i negociatorëve ka nisur punën që prej ditës së djeshme dhe do të vazhdojë takimet për të gjetur kandidaturën e përbashkët për Tiranën./ Zoom.al

Postime të lidhura