Aplikacion
Drejtori i Policisë së Tiranës ka folur për ngjarjen tek “Komuna e Parisit” ku efektivi i policisë kufitare Erion Goxharaj plagosi me armëzjarri një 45-vjeçar.
Në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes, Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin e policisë dhe ai ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa i plagosuri nuk ka rrezik për jetën.
Ai tha efektivi nuk ka pasur qëllim ta vrasë 45-vjeçarin, pasi e ka qëlluar në këmbë, me shumë gjasa me armën e shërbimit edhe pse ishte jashtë orarit të punës.
Paraprakisht dyshohet se, i plagosuri kishte ngacmuar partneren e efektivit të policisë.
Ngjarja ndodhi këtë të hënë pak pas mesdite.