Aplikacion
Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.
Të shtënat u regjistruan pak pas orës 14:00, ndërsa nga informacionet paraprake nga vendi i ngjarjes, raportohet për një person të plagosur.
Identiteti dhe gjendja e tij shëndetësore nuk dihen ende.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë, që po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet.

